Mjeku sportiv, Ostreni në SYRI TV: Rrezikohet kampionati, duhen 15-20 ditë stërvitje!

Mjeku i njohur, Mel Ostreni ka thënë se Kategoria Superiore rrezikon të mos rifillojë për shkak të kohës së limituar.

Gjatë një interviste për gazetaren Enkeleida Zeko në SYRI TV, Ostreni ka konfirmuar se futbollistët kanë nevojë për 15-20 ditë stërvitje përgatitore në mënyrë që të rikthehen në fushën e blertë.

Data 18 e fillimit të stërvitjes - Ne po i marrim masat por praktikisht në Shqipëri ka mjaft lojtarë të huaj që vijnë nga shtetet e tjera që i kem i pranë, nuk e di si do të bëhet me ata. Flas për skuadrën e Kukësit, praktikisht kemi lojtarë që vijnë edhe nga kontinenti afrikan dhe do të ketë probleme pasi koha nuk është në favorin tonë. Sipas rregullave ata duhet të karantinoren për 14 ditë dhe më pas të nisin stërvitjen nuk e di si do të kapërcehet kjo pjesë.

Situata nuk është premtuese sepse duhen marrë masat jo vetëm nga federata por edhe nga klubet. Na i bëjnë të vështirë me kushtet që kemi. Shqipëria nuk është super fuqi si shtet e tjera pasi në fillim e shikoj të vështirë por duke parë dhe duke bërë”, tha Ostreni.

Stërvitja individuale në 18 maj? Sa kohë duhet për të nisur edhe në grup?

“E them me kompetencë të paktën do të duhen 3 javë që të plotësojnë lojtarët kondicionin e mirë fizik. Pasi ndeshjet janë shumë pranë njëra-tjetrës dhe do të duhet kohë për tu rikthyer në formën e tyre"

Duhen 3 javë vetëm stërvitje?

"Stërvitja individuale merr 5-7 ditë dhe më pas skuadra duhet të stërvitet së bashku. Por në total do të duhen 15-20 ditë stërvitje përpara se të rikthehet futbolli në vend"

Rrezikohet kampionati?

Nëse kampionati do të fillojë në ditët e para të qershorit, është shumë e rrezikuar. Futbollistët kosovar dhe maqedonas duhet të rrinë të paktën dy javë brenda në vetë karantinuar. Lojtarët e huaj si do të zgjidhet kjo situatë, është një handikap i madh si duhet kapërcyer. Suiperliga dhe Federata shqiptare duhet të gjejnë një marrëveshje për vijuar futbollin"