Vlera e rindërtimit/ Tabaku: Rama gënjen, janë alokuar vetëm 20 % e vlerës së projektit

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, i është përgjigjur kryeministrit Rama lidhur mbi vlerën e rindërtimit, duke vënë në pah faktin që qeveria gënjen, pasi deri më tani janë alokuar vetëm 20 përqind e vlerës së projektit për rindërtimet.

‘Me një buxhet të shkatërruar nga korrupsioni dhe PPP-të me një arkë të mbushur këto 7 vjet nga taksat e larta, i qartë se konsumi po bie pikiatë dhe se shqiptarët do të kalojnë krizën më të madhe ekonomike pas pandemisë, Rama gjen guximin të flasë për buxhete rindërtimesh.

I bindur se me propagandë do ta mposhtë realitetin edhe kësaj here ai flet për buxhetin e rindërtimit pasi gënjeu shqiptarët për buxhetin anti-COVID.

U thotë shqiptarëve se asnjë qindarkë nuk preket në buxhetin e rindërtimit dhe nuk u shpjegon të vërtetën.

Sipas shkresës së qeverisë janë alokuar vetëm 20% e vlerës së projektit për rindërtimet në 2020. Pra kryeministri dhe pinoku në krye të Tiranës apo dhe të emëruarit në rrethe po tenderojnë pa fonde të disponueshme në buxhet.

Po u japin firmave të lidhura me to tendera rindërtimesh me shpresën se do të marrin fonde nga vendet e BE. Por për shqiptarët e prekur sa nga tërmeti dhe nga pandemia ekonomike ndihma ishte qesharake. Mbështetja reale në ekonomi qe 0.8% e PBB megjithëse në 7 vjet me radhë shqiptarët kanë paguar taksat më të larta në rajon.

Per 7 vjet me radhe,  RAMAVIRUSI e ka gerryer ekonomine, shendetesine, dhe mireqenien e shqipatareve, CORONAVIRUSI thjesht po i jep doren e fundit duke nxjerre ldeshtimet e keqqeverisjes se Rames dhe paaftesise se tij per te menaxhuar situaten.’