Arrestohet shqiptari/ Fshihet brenda çatisë së shtëpisë, ja çfarë i gjeti policia gjatë kontrollit

Një 31 vjeçar shqiptar i papunë u arrestua nga policia me armë dhe drogë, ndërsa ndaj tij ishte lëshuar një urdhër paraburgimi.

Ai u arrestua mbrëmjen e djeshme në Brebbia, teksa u fsheh në çatinë e shtëpisë për t’i shpëtuar arrestimit.

Ndaj shqiptarit kishte një urdhër arresti të lëshuar në mars të vitit të shkuar nga Gjykata e Vareses, ndërsa në dhjetor u shpall fajtor për disa vepra penale.

Pas mbërritjes së karabinierëve, burri kishte një pistoletë gjysmë automatike Smith & Wesson, me 13 fishekë brenda.

Gjatë kontrollit brenda shtëpisë, u gjetën 12 fishekë të kalibrit të veçantë, 526 gram kokainë në dy mbështjellës celofani dhe 1310 euro, të ardhura nga  aktiviteti i trajtimit të drogës.

Arma, municioni, paratë dhe lënda narkotike u sekuestruan nga policia.