U afrua me bujë të madhe, sulmuesi largohet nga Teuta pas 6 muajve

Aventura e Idelino Gomes me klubin  e Teutës ka marrë fund. I afruar në merkaton e janarit, sulmuesit shtatlartë i duhet të largohet në pak muaj.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi durrsak bën me dije se nga sot, futbollisti nuk do të jetë më pjesë e tyre. Drejtuesit dhe lojtari kanë gjetur gjuhën e përbashkët, kësisoj Gomes është larguar me konsensus nga bregdetarët.

NJOFTIMI I TEUTËS: 

Zyrtare: Idelino Gomes largohet nga Teuta. Klubi njofton se nga sot sulmesi ka përfunduar aventurën e tij me ekipin e Teutes. KF Teuta falenderon Gomes për kontributin e dhënë me fanellën e Teutës dhe i urojmë futbollistin të ketë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës së tijë. © KF Teuta.