Koronavirusi/ Lajme të mira nga vendi që u hap i pari në Europë

Danimarka nuk do të goditet nga një valë e dytë e koronavirusit. Gjasat janë shumë të vogla, tha kryeepidemiologu i vendit.

Vendi nordik me 5.8 milionë banorë u bë i pari në Europë që lehtësoi rregullat e kufizimit.

Pavarësisht se ka hapur disa prej hapësirave publike, numri R, që përfaqëson shkallën e riprodhimit të virusit, vazhdon të mbetet 0.7.

Danimarka ka regjistruar 533 vdekje nga koronavirusi. Numri i infeksioneve të reja dhe i vdekjeve ka vazhduar rënien.

“Asnjë vend nuk është përballur me një valë të dytë. Disa vende kanë njohur rritje dhe ulje, por me atë që dimë deri tani, mendoj se një valë e dytë do jetë shumë e pamundur,” tha kryepidemiologu Kare Molbak.

Frika se një valë e dytë infeksionesh po godet vendin kaploi Gjermaninë pas lehtësimit të masave të kufizimit. Por të martën, autoritetet thanë se kjo frikë është e pabazuar.