Ndihma ndaj qytetarëve dhe biznesit/ Bardhi: Për shkak të Ramavirusit, Shqipëria e fundit në rajon

Dhoma e Tregtisë së Maqedonisë, në një analizë që ka bërë për pasojat e Covid-19 në ekonomi ka krahasuar ndër të tjera të dhënat e numrit të të papunëve që ka shkaktuar kjo krizë e paprecedentë.

Numri i vendeve të punës së humbura në Serbi e Maqedoninë e Veriut është rreth 10 herë më i ulët se ai i raportuar në Shqipëri.

Lidhur me këtë raport reagon edhe sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i cili përmes një postimi në Facebook, ia faturon fajet kryeministrit Edi Rama, që në këtë rast e etiketon me nofkën "Ramavirusi".

"Për shkak të Ramavirusit, Shqipëria është vendi i fundit në rajon për ndihmën ndaj qytetarëve dhe biznesit. Edi Rama ka dhënë vetëm 41.5 milionë euro për 3 milionë shqiptarë, aq sa paguan 2 oligarkë tek Unaza e Re.

Gjendja është shumë e rënduar mga pandemia ekonomike, e shkaktuar prej një qeverie dhe kryeministri të dështuar. Bizneset po mbyllen dhe, bashkë me to, edhe vendet e punës.

Kemi humbur 10fishin e vendeve të punës, në krahasim me vendet e rajonit, që do të thotë më shumë varfëri, më pak zhvillim. Shqiptarët nuk e meritojnë të jenë për gjithçka të fundit vetëm se kanë një qeveri që i vjedh dhe i braktis në ditën më të keqe", shkruan Bardhi në reagimin e tij.

https://www.syri.net/ekonomi/338652/dhoma-e-tregtise-maqedonase-shqiperia-ka-humbur-10-here-me-shume-vende-pune-se-maqedonia-e-serbia/