Era e fortë e kanabisit tradhëton sipërmarrjen e shqiptarëve, ja sa u dënuan

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike pasi janë kapur duke kuktivuar lëndë narkotike të lloj kanabis.

Ata ishin identifikuar gjatë muajit shkurt nga një patrullë policie, ku gjatë kotrollit të një zonën në Gateshad të Neëcastle u zbulua magazine.

Shkak për këtë zbulim u bë era e fortë e kanabisit.

Tre shqiptarët kultivonin drogë në një magazinë, “me një hapësirë që krahasohet me një fushë futbolli”.

Droga e sekuestruar mësohet se kap shifrën e 820.000 dollarëve.

Gjatë operacionit u arrestuan Fatbardh Selimi 42 vjeç, Fatlum Alija 27-vjeç dhe Agim Isufi 19-vjeç.

Tre personat janë paraqitur në Gjykatë ditën e mërkurë me akuzën se prodhonin drogë të klasit B.

Ata janë dënuar përkatësisht Fatbardh Selimi 42 vjeç dhe Fatlum Alija 27-vjeç me dy vite burg, ndërsa 19-vjeçari Agim Isufi u dërgua në një institut ku do të qëndrojë për 20 muaj.