Izolohet plotësisht Putin/ Shtrohet në spital zëdhënësi i tij

Pandemia e koronavirusit në Rusi po ndërlikohet gjithnjë e më shumë, ku tashmë po infektohen personazhet më të njohur të Kremlinit.

I fundit i raportuar është zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitry Peskov, i cili është shtruar në spital si pasojë e infektimit nga COVID-19, raporton agjencia shtetërore RIA Novosti.

Peskov nuk është zyrtari i vetëm i infektuar, ndërkohë që kryeministri Mickhail Mishutin ndodhet ënde në spital, ashtu si ministrja e Kulturës Olga Lyubimova dhe ministri i Shërbimeve Sociale Vladimir Yakushev.

Ndërkohë, Vladimir Putin është tërësisht i izoluar në një rezidencë afër Moskës, ku ka kontakte të pakta me njerëzit.

Vendi regjistron më shumë se 220 mijë të prekur nga COVID-19, ku vdekshmëria, edhe pse ende e ulët me pak më shumë se 2 mijë viktima, është rritur në mënyrë të theksuar në prill.

Pesë të sëmurë nga koronavirusi kanë ndërruar jetë në terapi intensive jo nga sëmundja, por nga një zjarr që ka shkrumbuar pjesë të spitalit St. George në Shën Petersburg.