Gonzalo Higuain mendon largimin nga futbolli

Vazhdon të mbetet ende në pikëpyetje e ardhmja e Gonzalo Higuain.

Sulmuesi argjentinas, i cili ka edhe një vit kontratë me bardhezinjtë, sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Juventusi në merkaton e verës.

Ndër hipotezat e El Pipitas për të ardhmen, sipas asaj që raporton “Gazzetta Dello Sport, ekziston edhe ajo e tërheqjes përfundimtare nga futbolli i luajtur.

Dy opsionet e tjera për 32-vjeçarin janë kalimi në Major League Soccer dhe rikthimi te River Plate në Argjentinë.

Gjithçka lidhet me ofertat që mund të vinë në drejtim të tij, pasi nëse ato nuk janë tunduese atëherë Higuain mund të vendosë edhe të tërhiqet.