Austria rinis kampionatin, Bekim Balaj rikthehet në fushë

Rikthimi i futbollit në Europë po merr formë. Një tjetër kampionat pritet të rifillojë, pasi i është ndezur drita jeshile nga qeveria.

Bëhet fjalë për Bundesligën austriake, e cila e ka një datë për rinisjen, teksa ky sezon futbollistik do të shkojë deri në fund.

Kampionati do të rifillojë në datën 2 qershor, teksa tre ditë më parë do të zhvillohet finalja e Kupës së OFB Cup.

Salzburg do të ndeshet me Austria Lustenau më 30 maj për trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend.

Në këtë kampionat aktivizohet edhe Bekim Balaj. Sulmuesi shkodran është pjesë e Sturm Graz dhe këtë sezon ka shënuar 7 gola.