Aksident tek ‘Brryli’ në Tiranë, taksia përplas biçikletën, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Brrylit në Tiranë.

Një taksi ka përplasur një biçikletë dhe për pasojë drejtuesi i këtij të fundit ka mbetur i plagosur.

Fill pas aksidentit ai është dërguar në spital me urgjencë.