U liruan nga burgu për shkak të COVID-19, ja pse u arrestuan sërish

3 të burgosur që kishin dalë nga burgu me leje të posaçme për shkak të situatës me pandeminë e koronavirsuit, kanë përfunduar sërish në telashe me drejtësinë, ndërsa janë arrestuar.

Nga të dënuarit që përfituan nga akti normativ, leja e veçantë 3 mujore, këta persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se dy prej tyre janë prangosur për dhunë në familje, ndërsa 1 pasi ka shkelur rregullat e karantinimit pasi është konstatuar në rrugë.