‘Kush mund ta shpëtojë botën?’, loja kompjuterike që mëson njerëzit si të ruajnë distancën sociale

Një lojë kompjuterike, e cila ka për qëllim të ndihmojë fëmijët që të kuptojnë rëndësinë e distancës sociale gjatë pandemisë së koronavirusit ka mbledhur 10,000 lojëtarë që në dy ditët e para.

‘Can You Save the World?’ është një lojë e zhvilluar me ndihmën e një profesori psikologjie. Në të lojëtarët duhet të kalojnë sfida të ndryshme, teksa ecin në rrugët e një qyteti virtual. Pika kyçe: të ruajnë distancën sociale.

Lojëtarët sfidohen me mbledhjen dhe dorëzimin e pajisjeve mbrojtëse te stafi mjekësor, duke shmangur të tjerët për të shpëtuar kështu sa më shumë jetë.

Loja u publikua ditën e premte dhe ndihmon individët e të gjitha moshave të përmirësojnë aftësitë e distancimit social edhe në jetën reale gjatë pandemisë së koronavirusit.