Aksident me të plagosur pranë fshatit Labinot Fushë

Një aksident ka ndodhur në mesditë në afërsi të fshatit Labinot Fushë dhe dy persona janë plagosur. Sipas burimeve paraprake të SYRI TV, plagët e tyre nuk janë të rënda dhe të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Vetëm njeri prej të lënduarve ka marrë mjekim në spital.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Elbasan - Librazhd. Makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në Labinot Fushë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e rrëshkitjes së makinës.