FOTO/ Përcillet me nderime në banesën e fundit, akademiku Gudar Beqiraj

U përcoll me nderime në banesën e fundit akademiku Gudar Beqiraj (1948-2020), njoftoi Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

"Në ceremoninë e nderimit mori pjesë Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe akademikët Apollon Baçe, Jorgo Kaçani, Ilirjan Malollari; përfaqësues të botës universitare, sportit etj. Për jetën dhe veprën e akademikut Beqiraj foli akademiku Anastas Angjeli. U prehsh në paqe kolegu ynë i paharruar!" përfundon njoftimi .