Mozzik deklaroi për Loredanën: Ishim dikur nuk jemi mo, reperja i shfaqet në emision

Mozzik ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në programin ‘Nin’ në Klan Kosova.

Deklarata e tij që nuk do të kthehet më me Loredanën bëri xhiron në rrjet.

'Është një vendim që e kam marrë unë personalisht si mashkull, e kam marrë një drejtim timin dhe nuk i kthehem më asaj rruge. Nuk jena mo. Edhe s’kthehet kurgjo mo. Ishim dikur nuk jemi mo" deklaroi reperi.

Por më vonë Loredana bashkë me vogëlushen Hanën kanë suprizuar reperin në studio përmes nëj videoje.

Në videon e përgatitur enkas për të, Hana i thonte Mozzikut “të dua babi”, video që e emocionoi shumë reperin.