Banorët e lagjes ‘Subash’ në Krujë serish në protestë

Nuk reshtin protestat në Krujë nga banorët e zonës që është programuar tu prishen shtëpitë.  Banorët duan zgjidhje për banesat e tyre.

Banorët e lagjes “Subash” në qytetin e Krujës kanë dalë sërisht në protestë,thirrja e tyre për qeverine dhe bashkinë duket se ka shkuar në veshin e shurdhërt deri tani.

Është e katërta ditë me rrallë qe gjenden përpara bashkisë ku presin të marrin një takim me kryetarin e saj.

Ata nuk janë dakort me planin e rindertimit në këtë qytetet sepse preken shtëpite e tyre ku një pjesë e madhe janë shpallur monumet kulture për shkak të arkitekturës së vacante që kanë.