VIDEO/Shokuese, djali 10 vjeçar nget makinën si profesionist, ia vodhi të atit për të shkuar me të motrën te gjyshja

Një djalë 10 vjeçar ngau makinën që vodhi nga i ati me një shpejtësi 160 km/orë për plotë 30 km, tregon policia ruse.

Detajet janë zbuluar në incidentin që la prindërit e djalit, Ksenia dhe Sergei SHapovalov, në një shok total.

“Është një mrekulli që askush nuk u lëndua”, shprehen ata.

Në makinë me djalin ishte gjithashtu motra e tij 4 vjeçare.

Djali besohet ta ketë marrë makinën për të shkuar në shtëpinë e gjyshes së tij, pasi u mërzit duke qëndruar në shtëpi i karantinuar.