COVID-19/ Karantinë dy javore për udhëtarët e huaj në Spanjë

Spanja ka urdhëruar një karantinë dy-javore për të gjithë udhëtarët e huaj duke filluar nga data 15 maj. Ky vendim vjen si një përpjekje për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.

Udhëtarët që vijnë do të duhet të qëndrojnë të mbyllur dhe do të lejohen të dalin vetëm për blerje ushqimore, të vizitojnë qendrat shëndetësore ose në rast të "situatës së nevojës", thuhet në një urdhër zyrtar të botuar sot.

Karantina do të zbatohet për të gjithë udhëtarët që vijnë në Spanjë midis datave 15 maj dhe të paktën 24 maj, kur gjendja e jashtëzakonshme do të përfundojë.

Spanja, e cila sapo po del nga masat kufizuese ndër më të rrepta në Evropë, deri më tani ka shtrirë kufizimet e saj katër herë që nga mesi i marsit. Një zgjatje e rendit do të dëmtonte rëndë industrinë e turizmit në Spanjë e cila jep rreth 12% të bruto produktit vendor.

Deri më tani në Spanjë janë shënuar 26,744 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 268,143 të infektuar.