I dënuar 6 vjet burg në Itali, kapet në Durrës 39 vjeçari. Emri

Eshte arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 39-vjeçari i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Romës/Itali, në vitin 2018 e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj, për kryerjen e veprës penale të “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Ai eshte ndaluar nga policia e durrësit

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Durrës

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 39-vjeçari i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë 4-mujorit të parë të vitit 2020, nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana janë kapur edhe 4 persona të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kapën dhe ndaluan një tjetër shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht shtetasin Genci Maksuti, 39 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Romës/Itali, në vitin 2018 e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj, për kryerjen e veprës penale të “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.