Kriza në Kosovë/ Kusari-Lila: Nuk mund të ketë qeveri të re pa shkuar më parë në zgjedhje

Në intervistën e saj për “Çim Peka LIVE”, deputetja e Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është shprehur se Kosova nuk mund të ketë një qeveri të re pa shkuar më parë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Kushtetuta e Kosovës nuk sheh që, të kemi një mocion mosbesimi e të mos shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Në Kosovë nuk i kemi rrethanat si në rajon. Nuk mund të kemi një qeveri të krijuar pa shkuar në zgjedhje parlamentare.

Në situatën aktuale, me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe me dispozitat e Republikës së Kosovës nuk mund të ketë qeveri pa fituesin e zgjedhjeve, pra Vetëvendosjen”, u shpreh Kusari-Lila.

Sipas saj, “presidenti Hashim Thaçi ka mandatar partinë e dytë pa pyetur më parë Vetëvendosjen. Ka pritur vetëm 20 ditë Vetëvendosjen dhe ka ecur përpara me mandatimin”.