Sandër Lleshi: Disa herë e kam menduar largimin, por ...

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e ka treguar se nuk ka pasion për pushtet dhe post. I pyetur nga gazetari Roland Qafoku në emsionin e tij “HARD TALK”, Lleshaj tha se nuk jeton me postin dhe e mendon largimin  si një gjë që nuk e ka marrë me tapi.

Ja si u shpreh ai gjatë emisionit.

Jeni ministri i Brendshëm i 63-të në historinë e shtetit shqiptar. Si e parashikoni, si do largoheni nga kjo zyrë?

“Falë Zotit nuk ndihem i lidhur pas këtij posti. Madje që kur kam ardhur në këtë detyrë kam vendosur një objektiv që ta zhvilloj jetën time, ta kufizoj në ato nivele saqë kur të iki, të ndihem i çliruar, ta ndiej sikur kam rifituar lirinë time.”

E ke menduar ndonjëherë që mund të largohesh?

“Patjetër! Me idenë e largimit jam në çdo cast. E zhvilloj jetën time në këtë detyrë në atë mënyrë që kur të largohem të ndihem i fituar. Dhe do jem vërtet i fituar sepse do fitoj lirinë që nuk e kam sot. Largimi është gjëja më e thjeshtë që do të kem.”