Vrasja në Skrapar/ Autori u përpoq të largohej, ja çfarë dyshohet si shkak i krimit

Ramadan Çela, 73 vjeç, humbi jetën pasditen e sotme në rrethana tragjike, në fshatin Jaupas të Skraparit.

Çela u qëllua për vdekje nga i afërmi i tij, i identifikuar si Hamza Çela, 38 vjeç.

Mësohet se autori dhe viktima janë të afërm midis tyre.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një sherri për çështje pronësie.

Në momentin e krimit nuk ka pasur dëshmitarë në vendin e ngjarjes.

Kanë qenë fqinjët ata që e kanë parë viktimën të shtrirë.

Ndërkohë që autori i dyshuar i ngjarjes u prangos në përpjekje për t’u larguar nga fshati.