Pavarësisht rritjes së infeksioneve, Putin lehtëson gradualisht bllokimin e koronavirusit

Të hënën, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një lehtësim gradual të masave të bllokimit të koronavirusit, megjithë një rritje të re të infeksioneve që kaloi Italinë, duke e bërë atë vendin e katërt me numrin më të lartë në botë të infeksioneve.

Putin tha që nga e marta ai do të fillojë të heqë kufizimet që kishin detyruar shumë njerëz të punojnë nga shtëpia dhe bizneset që të mbyllen përkohësisht, raporton Reuters.

Ai zbuloi masa të reja mbështetëse për bizneset dhe për familjet me fëmijë që janë shkatërruar prej pandemisë.

Putin tha se papunësia ishte dyfishuar në 1.4 milion në një muaj dhe ai dëshironte të përpiqej ta ndalonte atë.

Udhëheqësi rus theksoi se heqja e kufizimeve do të ishte graduale dhe që rajone individuale në vendin më të madh në botë, do të duhet të përshtatin qasjen e tyre ndaj kushteve të ndryshme lokale.

Moska për shembull ka thënë se do të mbajë masat e veta të bllokimit deri në 31 maj.