A do të ketë kulla në truallin e Teatrit? Ja si përgjigjet Veliaj

Gjatë intervistës së tij në Skype për Syri TV, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u pyet edhe mbi aludimet se nëse në truallin e Teatrit Kombëtar do të ketë kulla apo jo?

Sipas Veliajt, askush nuk mund të pengojë Bashkinë të ndërtojë në pronën e saj.

“Nuk kemi asnjë aplikim për kulla. Mund të vijë televizioni juaj e të aplikojë për kulla. Ju jeni në një ndërtesë buzë Lanës e unë nuk mund të them se nuk do të ketë më ndërtime buzë Lanës.

Nëse qytetarja Armela Ferko ka prona, le të vijë të aplikojë. Do e ndaloni bashkinë e Tiranës të ndërtojë shkolla, kopshte, parqe apo zyra në tokën e saj?, tha Veliaj.

Sipas tij, Teatri i ri Kombëtar do të jetë një kryevepër...