'Teatri'/ Veliaj për Syri TV: 'Europa Nostra' është OJF. Ata që luanin bingo, sot e mbrojnë...

Gjatë intervistës për Syri TV, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, teksa foli për debatin e Teatrit Kombëtar, u shpreh se “Europa Nostra”, e cila i ka dalë në mbrojtje godinës, është thjesht një OJF.

“Europa Nostra është OJF. Ata japin opinione, ne marrim vendime", tha kryetari i bashkisë.

“Europa Nostra” është partnere e Bankës së Investimeve ndaj dhe Veliaj u pyet nga gazetarja Armela Ferko pse nuk kërkohet një kredi për rikonstruksionin e godinës aktuale, Veliaj u shpreh:

“Presidenti i Republikës në një letër kundërshtonte bashkinë e Tiranës për zgjatjen e lumit të Lanës. Çfarë garancie kam unë, që po me këtë bankë që përmendët ju, nuk na bllokon nesër?

Europa Nostra është OJF. Siç të them unë Syri është pjesë e PD. Ky president ka një precedent që investimet e Bankës së Investimeve i refuzon. Ku ndalon kjo histori? Unë kam votuar kryetarin e bashkisë që të ndërtojë shkolla, parqe etj. Po ti lemë në duart e presidentit...Sot Tirana është më e mirë. Do prishet një gjë e vjetër, që të bëhet një gjë e re".

Veliaj nuk kurseu sulmet as ndaj aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

“Ata që luanin bingo part-time kur ishin aktorë te Teatri, sot dalin dhe e mbrojnë", u shpreh ndër të tjera Veliaj.