Aksidenti të Rruga e Kavajës, plagosen nëna me foshnjën e saj

Një aksident i rëndë është shënuar tek Rruga e Kavajës .

Dy mjete janë përplasur mes tyre çka ka sjellë si pasojë plagosjen e nënës dhe foshnjës së saj.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.05.2020, rreth orës 12:40, në rrugën e ‘Kavajës”, , mjeti me drejtues shtetasin J.M.,është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E.M. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët në mjet shtetasja A.R dhe foshnja e saj të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.