Emigrantët në stres për t'u çuar para, familjeve të tyre

Smitha Girish jeton në Kerala në jug-perëndim të Indisë me djalin e saj të ri Ishaan.  Burri i saj ndodhet në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dhe për shkak të Covid-19 ai ka ngecur në dhomën ku jeton pa  punë.

"Muajin e fundit ai thjesht rrinte brenda në banesë", thotë Smitha.

"Ai nuk mund të shkonte në punën e tij të re, nuk mund të tërhiqte paratë e veta nga banka.  Është shumë e vështirë, sepse i duhet të paguajë një shumë të madhe për banesën tonë."

Dërgesat e parave  janë një rrugë shpëtimi për dhjetëra miliona familje në të gjithë botën.

Por, ndërsa pandemia kufizon aftësinë e emigrantëve për të punuar dhe për të dërguar pagat e tyre në shtëpi, edhe kjo rrugëdalje po mbyllet.