Makina përplas rëndë këmbësoren, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku një makinë ‘Benz’ me targa ”AA231UK” përplas një këmbësore.

E moshuara ka qenë duke kaluar rrugën, ne aksin Transballkanike, kur është përplasur nga një makinë.

E aksidentuara po dërgohet me urgjencë në spital, ka pësuar disa fraktura në trup./Syri.net/