Përfaqësuan Shqipërinë në ‘Eurovizion’, këngëtaret shqiptare zbulojnë kujtimin e tyre më të bukur

Këngëtaret e dashura të muzikës shqiptare, Juliana Pasha, Jonida Maliqi, Kejsi Tola dhe Eneda Tarifa kanë qenë dje të ftuara në ‘E diela shqiptare’ ku kanë zhvilluar një intervistë ndryshe në natyrë.

Të katërta kanë përfaqësuar Shqipërinë në vite të ndryshme në ‘Eurovizion’, me performanca mjaft dinjitoze dhe intervista është fokusuar pikërish aty.

Ato zbuluan edhe momentet më të bukura që kanë kaluar në ato kompeticion.

Pyetjes së Arditit se cili është kujtimi më i bukur ato i janë përgjigjur kështu.

Juliana Pasha: Për mua në fakt ka qenë ditëlindja, unë kam festuar ditëlindjen një ditë para se të dilja në skenë në Eurosong. Sigurisht që e kam festuar si asnjëherë tjetër, me të gjithë këngëtarët e Eurosong-ut dhe do të mbetet një nga kujtimet më të bukura për mua.

Jonida Maliqi: Nuk harroj kurrë ato mesazhet, letra, kartolinat, që i gjeja çdo ditë poshtë derës së dhomës së hotelit. Kanë qenë shumë të bukura, madje më vinte çudi, që fansat e Eurovizionit vinin me T-Shirt me flamurin shqiptar, gjë që ndodh shumë rrallë me fansat shqiptar.

Eneda Tarifa: Te njëjtën gjë do thoja sepse kanë një respekt ndaj artistit, kanë një venarizim ndryshe, ndoshta Shqipëria nuk është mësuar të ketë këtë lloj vlerësimi ndaj artistit. E vlerësojmë ne, nuk është se nuk e vlerësojmë artistin, por nuk e shohim si një gjë larg dhe të paprekshme. Ne jemi gati që çdo mit ta çmitizojmë dhe heronjtë tanë dhe jo më këngëtarët. Kështu që unë mendoj që kjo pjesë duhet edukuar tek publiku shqiptar.