Qeveria nuk ndihmoi futbollin gjatë pandemisë, Duka ironizon Ramën

Edhe pse në kushte jonormale, Federata Shqiptare e Futbollit po zhvillon Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme, ku presidenti Armand Duka në fjalën e tij preku disa prej temave më të diskutueshme.

Në fjalën e tij përshëndetëse në Asamble, Duka falenderoi me nota ironike qeverinë, e cila nuk ka dhënë ende miratimin për rinisjen e aktiviteteve futbollistike në vend.

Do të doja të falenderoja dhe qeverinë për bashkëpunimin për ndërtimin e stadiumit të Kukësit dhe për dhënien e truallit për ndërtimin e shtëpisë tonë të futbollit, por dhe për faktin që në këtë kohë pandemie na injoroi dhe e falenderoj për mosbashkëpunimin dhe injorimin që bëri qoftë për ndihmën financiare të personave që punojnë në futbollin shqiptar, por dhe për rinisjen e kampionatit”, deklaroi presidenti i FSHF-së.