Konfirmohet edhe një rast i ri në Shkodër, sërish në spitalin e qytetit

Edhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer testime të personave të dyshuar si mbartës të virusit COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer rreth 14 testime në Shkodër dhe një prej tyre doli pozitiv.

E infektuar ishte një infermiere në spitalin rajonal të Shkodrës, zonë e cila vazhdon të mbetet vatër e rrezikshme.

Në qytetin e Shkodrës njerëzit kanë dalë në masë shëtitje edhe pse mbetet zonë e kuqe. /Syri.net/