Iu fut një tub hekuri në kokë e nuk ndiente dhimbje, burrit i bëjnë operacionin që i shpëton jetën

Një burrë, të cilit iu fut një tub hekuri në kafkë në një aksidenti në punën në ndërtim, ka bërë një operacion që i shpëtoi jetën.

 Kamel Abdel Rahman po vizitonte apartamentin familjar që po ndërtonte pranë Jeruzalemit në prill, kur ai ra nga kati i dytë mbi një tub hekuri.

Tubi krijoi një vrimë në kokën e Kamel, nga veshi i tij i djathtë te sipër syrit të majtë, por pavarësisht dëmtimit fatal ai tregon se nuk ndiente dhimbje.

Kamel u shpreh për Jerusalem Post: “Unë nuk mundesha të lëvizja, kështuqë thirra për ndihmë. Isha i ndërgjegjshëm dhe nuk ndieja asnjë dhimbje. Nuk di se si ta shpjegoj.”

Fatmirësisht, tubi kishte shmangur dy arteria të rëndësishme, pa të cilat aktiviteti i trurit do të kishte pushuar.

Kamel e dërguan në spital ku pas shumë testeve të ndryshme më në fund i dhanë operacionin e vështirë.