FOTO/Lepuri i shndërruar në një top bore fiton konkursin e fotografive, imazhe të tjera mahnitëse e ndjekin pas

Një foto magjepsëse e një lepuri skocez të mbledhur në një top perfekt bore ka mundur qindra imazhe të tjera për të fituar në një konkurs ndërkombëtar.

Fotoja mundi konkurrenrër nga e gjithë bota dhe fitoi vendin e parë në konkursin kalifornian ‘California Academy of Sciences' BigPicture Natural World Photography Competition 2020’.

Fitues të kategorive të tjera përfshijnë një foto mahnitëse të një lakuriqi nate duke fluturuar, i cili pa ndaluar pi ujë nga një lumë, një grup fokash që notojnë në rreth dhe një leopard të kthyer mbrapsht për të kapur një gazelë në Afrikë.