Presidenti Meta dekreton faljen e gjobave

Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretoi ditën e sotme faljen e gjobave të vendosura gjatë periudhës së karantinës.

Përmes këtij akti, falen të gjitha masat ndëshkuese administrative të vendosura deri në datën 17 prill 2020 për shkeljen e rregullave apo të akteve nënligjore të nxjerra në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin e pandemisë Covid-19, dhe pasojat krijuara prej këtyre masave falen, ndërsa detyrimet e paguara për masat administrative gjobë, u kthehen qytetarëve.