Parashikimi i motit për 5 ditët në vijim

Si do të jenë kushtet meteorologjike për javën në vijim? SHMU njofton se ditën e hënë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Ditën e martë reshjet e shiut me intensitet të ulët do të prekin pjesën veriore dhe lokalisht atë qendrore të vendit deri në orët e mesditës.

Ditën e mërkurë orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.

Ditën e enjte dhe të premte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Era do të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut 2-10m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave pranë tyre, ditën e martë dhe të enjte, do të fitojë intensitet deri në 20m/s.
Në fushën termike pritet rritje graduale e temperaturave, më e ndjeshme në vlerat e mesditës.