", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Në frontin e luftës kundër COVID-19, Elvana Gjata i dedikon si rrallëherë këto fjalë mamasë së saj

Kur bëhet fjalë për jetën e saj private, Elvana mundohet ta mbajë sa më hermetike të jetë e mundur.

Por ditën e djeshme këngëtarja ka bërë një përjashtim.

Me rastin e ditës së nënës ajo ka zgjedhur t’i dedikoj disa fjalë mamasë së saj e cila është me profesion mjeke.

Kjo e fundit duke qënë pjesë e uniformave të bardha po qëndron prje kohësh në frontin e parë të luftës me Covid -19.

“Askush nuk do të dojë ndonjëherë aq shumë sa mamaja jote. Falenderim dhe përulje për të gjithë doktorët dhe infermierët për gjithçka që kanë bërë dhe bëjnë ende për ne në këto kohë të vështira. Heronj të vërtetë. Dita e nënës, Donika”, ka shkruar Gjata krah postimit të fundit ku si rrallëherë ka treguar një anë tjetër të saj me fotot e mamasë.

Kujtojmë se Elvana dhe mamaja e saj kanë një raport shumë të ngushtë dhe këtë e kanë treguar vetë ato, në një intervistë plot humor në ‘Xing me Ermalin’ dy vite më parë.

View this post on Instagram

No one will ever love you as much as your mother... Falenderim dhe perulje per te gjithe doktoret dhe infermiere?t per gjithcka qe kane bere dhe bejne ende per ne ne? keto kohe te veshtira.. Heronje te vertete! #happymothersday Donika????

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on