COVID-19/ Matja e nivelit të rrezikut, një sistemi i ri do të prezantohet në Mbretërinë e Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar po prezanton një sistem të ri alarmi Covid-19, që do ndihmojë në mbajtjen e ulët të nivelit të infeksionit, njoftoi të dielën kryeministri Boris Johnson.

Gjatë një fjalimi, Johnson tha: Sistemi i ri do të drejtohej nga një "qendër e re e përbashkët e biosigurisë" dhe do të përcaktojë sa të fortë duhet të jemi në masat për distancim social në javët dhe muajt e ardhshëm.

Sipas sistemit të ri, niveli 1 do të tregojë se sëmundja nuk është më e pranishme në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa niveli 5 tregon një nivel "kritik".

"Sa më i ulët niveli, aq më pak janë masat; sa më i lartë niveli, aq më të ashpëra dhe të rrepta do jenë masat”, është shprehur Johnson.

Sipas kryeministrit, vendi ka qenë në nivelin 4 gjatë periudhës së bllokimit, por tani me hapat e nevojshme po kalon në nivelin 3.