Kina mbyll një qytet tjetër prej rritjes së infektimeve, rasti i gruas në lavanderi

Qyteti kinez Shulan është vendosur të mbyllet pas një numri në rritje të rasteve të reja të infektimit em koronavirus.

Qyteti regjistroi 11 raste të reja me virusit gjatë ditës së kaluar - të gjitha të lidhura me një grua që punonte në një lavanderi, e cila ishte e infektuar, thanë mediat shtetërore.

Pacientja 45-vjeçare, e cila ka infektuar burrin e saj, motrat dhe disa anëtarë të tjerë të familjes, thuhet se nuk ka pasur udhëtimeve kohët e fundit.

Të gjitha vendet publike nëpër qytet janë mbyllur dhe të gjithë banorëve iu tha të qëndrojnë në shtëpi. Transporti publik është pezulluar dhe qyteti është klasifikuar në rrezik të lartë - më i larti i një sistemi të zonimit me tre nivele.

Infeksioni i ri ka ndezur shqetësimin në mediat sociale kineze, ku ka shumë spekulime se si gruaja u infektua. Të tjerë, duke pretenduar se ishin nga Shulan, thanë se mendonin se virusi "afrohet çdo ditë e më shumë".

Shulan është në provincën Jilin, e cila ndodhet në kufi me Korenë e Veriut, e cila pretendon se nuk ka raste të virusit.

Shumë vëzhgues e kanë akuzuar Veriun se po e fsheh epideminë.