Erdhi vera? Ja surprizat e motit për nesër

E hënë 11 Maj 2020. Parashikimi sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit 

RESHJET

Nesër (e hënë, dt. 11) nuk priten reshje në shumicën e qarqeve. Në disa qarqe priten reshje të dobëta, ose lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt. 11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13/ 28°C

në vendet e ulëta: 12 / 28°C

në vendet malore: 5 / 26 °C

ERA:

Nesër (e hënë, dt. 11) ajo pritet të forcohet gradualisht gjatë mbasdites, më e ndjeshme në bregdet, ku për momente pritet të kalojë 40km/h.