‘Elif’ e ‘Shtëpiake të dëshpëruara’ është shtatzënë? Aktorja fotografohet me barkun e fryrë

Aktorja Ceyda Duvenci ka qenë së fundmi në vëmendje të mediave turke. Aktorja kishte postuar një foto me bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët, por të gjithë vunë re barkun e saj të fryrë.

Menjëherë nisën thashethemet se aktorja është shtatzënë me fëmijën e tretë. Fansat nisën të komentonin dhe të pyesnin aktoren nëse është shtatzënë. Por ajo i mohoi këto lajme duke u shprehur se poza ka dal në një mënyrë të tillë pasi ajo po mbante djalin e saj.

“Nuk jam shtatzënë. Po përpiqesha të mbaja Aliun të mbështetur në bark sepse mezi po e mbaja me një krahë”-tha Ceyda. Aktorja 43-vjeçare është nënë e një vajze me emrin Melisa, 9 vjeç dhe e një djali me emrin Okan Ali, 2 vjeç.

Ceyda Duvenci është shumë e përkushtuar ndaj familjes së saj dhe publikon shpesh në rrjete sociale foto me fëmijët dhe bashkëshortin. Ajo vazhdon edhe profesionin e saj aktrimin.