Janë bllokuar fluturimet, 2 lojtarë të Juventusit mbeten pa u kthyer në Torino

Situata e krijuar për shkak të pandemisë së Koronavirusit po ndikon së tepërmi edhe te futbollistët. 

Dy lojtarët e Juventusit, Adrien Rabiot dhe Gonzalo Higuain, janë bllokuar në vendet e tyre (përkatësisht Francë dhe Argjentinë) dhe deri tani e kanë patur të pamundur të udhëtojnë drejt Italisë, pasi fluturimet janë ndaluar në këto dy vende.

Një situatë e tillë u krijua me Cristiano Ronaldon, por portugezi arriti të fluturonte me xhetin e tij personal, ndërsa për dy lojtarët e tjerë bardhezi ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë.