Masakër në Malin e Lunikut/ Malltezi: Ku Lleshi kur kalojnë maunet me dru? Po Klosi që vetëmburret?

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi vijon me denoncimet e tij përmes rrjeteve sociale.

Së fundmi, eksperti i mjedisit, që ka shëtitur në disa zona të vendit për të dokumentuar masakrën që po bëhet me pyjet shqiptare, këtë herë sjell një video-denoncim nga Mali i Lunikut.

"A ka kush përgjegjësi për këtë masakër", pyet Malltezi ndërsa drejton gishtin nga dy ministrat e linjës, Sandër Lleshi dhe Blendi Klosi.

"MASAKËR e sapokryer në Malin e Lunikut dhe sipër Kostenjës. Ku Inspektoriati i Pyjeve dhe Mjesisit? Ku Lleshaj kur maunet me dru lëvizin çdo ditë nga Luniku në Bizë e Tiranë? Ku Klosi që vetëmburret? A ka kush përgjegjësi për këtë masakër? Zbret nga Luniku një lëpirës dhe zvarritet, lëpihet dhe ndan pazare me çdo bandit e drogaxhi dhe e pësojnë mushkritë e vendit. Inxhinierët e pyjeve janë të trishtuar dhe të papunë se e shkrinë fare sherbimin pyjor që ta kishin më të lehtë këtë vepër të rëndë penale. Policia ka fytyrën e Lleshajt, nuk vepron se ka frikë banditin, lepirësin. Prokuroria kos po han. Krim pa ndëshkim!", shkruan mbi video Malltezi.