Lëvdomë o gojë se të shqeva!

Keshtu thone andej nga Korca. Keshtu ben kjo qeveria jone. I njeh vec merita vetes. Cdo gje qe shkon mbare eshte merite e saj. Per cdo gje qe shkon mbrapsht, vec ajo nuk ka gisht a dore.

Kur shumkush, qe ne shkurt, i kerkonte te mbyllte kufijte e te kufizonte veprimtarite, Qeveria jo vetem nuk degjonte por edhe akuzonte per “shkaktim paniku”, “ekzagjerim rreziku”, “perhapje budallalliku”. 

Edhe me 2 mars, kur Italia kishte 10 dite qe kishte hyre ne karantine, Kryerilindesi yne nenvleftesonte rreziqet e semundjes. Kush nuk e kujton a nuk e beson mjafton te lexoje 6-7 paragrafet e para te fjalimit te tij ne Kuvend ku pati kohe dhe energji per t’u marre me gjithcka tjeter, vec me rrezikun tek porta nuk u mor seriozisht.

(www.kryeministria.al/newsroom/ne-kuvend-per-koronavirusin-rindertimin-planin-e-ri-ekonomik-amnistine-e-pergjithshme-fiskale-penale/)

Nuk vonoi e, 10 dite me pas, Kryerilindesi kaloi ne ekstremin tjeter - na e quajti virusin “armik” dhe perballjen me kete situate pandemie “lufta e trete boterore”. Vendosi masat kufizuese me te rrepta ne Planet, por edhe me kundershti e absurditete breda tyre, pa llogaritur pasojat anesore mbi shoqerine, psiqiken, ekonomike.

Reagimi me vonese eshte tipar i qeverisjes rilindese. Ne shtator ndodhi termeti i pare. Familjet, te cilave iu krisen strukturat e banesave, nuk u zhvendosen diku tjeter nga qeveria dhe bashkia. Ne nentor termeti i dyte shembi c’ishte krisur ne shtator e zuri brenda disa dhjetera fatkeqe. Jete qe mund te ishin shpetuar. Mungesa e mjeteve te skuadrave shqiptare te shpetimit ra ne sy te gjithkujt, aq me shume kur u pa se c’mjete kishin skuadrat e shpetimit nga vendet e tjera, edhe ato nga Kosova shqiptare. Asnje njohje gabimi nga Rilindja. Ne dhjetor, me mjetet e fuqizuara te propagandes u hodh ne kundersulm masiv per te ndryshuar kahjen e perceptimit dhe gjykimit publik.
Te njejne gje beri Kryerilindesi pas marrjes se ktheses per qendrimin ndaj rrezikut shendetesor. Ekzagjeroi masat dhe retoriken ne mars e prill per te mbuluar vonesen dhe budallellikun e vet ne shkurt. Vijon ne maj me te njejten taktike per te bindur dynjane se eshte qeveria me e zonja ne dynja; se vec per shkak te masave te zgjuara  dhe/ose kurajoze te saj patem kaq pak te infektuar e te vdekur; se ajo po jep para e mbeshtetje me shume se vendet e tjera, e te tjera vetelevdata si keto.

Sa per rezultatet shendetesore te deritanishme ato jane evidente. Shqiperia hyn ne grupin e vendeve me perhapje me te vogel te virusit dhe te numrit me te vogel te vdekjeve per 1 milion banore. Mbetet per t’u studiuar shkaku se pse ne kete grup hyjne, si rregull, vendet me pak te zhvilluara te Planetit dhe Europes, me sistem shendetesor me te prapametur e me te keqpajisur e, po keshtu, pse ne grupin e vendeve me treguesit me te larte hyjne, si rregull, ato me te pasurat e me sistemet shendetesore me te zhvilluara e me te mirepajisura te Planetit dhe Europes.

Per aq sa i takon qeverise, masat e saj izoluese ska se si te mos kene dhene efektin e vet pozitiv ne perhapjen me te vogel te virusit dhe pasojat me te vogla te tij perfshire vdekjet. Por nuk ka fare vend per kaq vetemburrje e keto masa nuk jane as aq te zgjuara e as aq te guximshme sa propagandohen. 
Qeveria nuk ishte ne kushtet kur faktore te tjere kundershtuan veprimet e saj dhe ajo u perball, e vetme, me veshtiresite e vendimarrjes. Thuajse cdo faktor tjeter relevant, politik, shoqeror e mediatik, ishte pro masave kufizuese, per me teper, edhe me shtreguese edhe me te hershme se ato qe ndermorri qeveria. 
Por disa masa ishin te pakuptimta e vijojne te jete te ketilla, pa efekt ne rezultatin shendetesor por me efekt negativ ekonomik, social ose psikologjik. C’kuptim kishte mbyllja e dyqaneve elektro-shtepiake, elektronike, apo te veshjeve a plot veprimtari te tjera te ketilla ndersa vijuan te punojne kompanite fason qe punesojne me qindra punonjes ne hapsira te ngushta dhe johigjenike e qe transportohen dy here ne dite ne kushte te papershtatshme ndersa u mbyll totalisht transporti publik? 

C’kuptim kishte e ka qe paradite rruget e lulishtet te jene plot e per plot me njerez e makina ndersa pas ores 17.30 ndalimi te jete absolut? Nese s’ka bare, restorante e dyqane hapur hapur c’do bejne tjeter njerezit pervecse shetitje te shendetshme? Pse ndalohet shetitja e shendetshme? C’kuptim ka qe edhe ne qytet edhe ne fshat te jete i njejti ndalim orar? Gjersa gjurmueshmeria e te infektuarve qenka kaq  e mire pse nuk jane masat te diferencuara ne hapsire edhe brenda bashkive zone e kuqe? 

Qeveria eshte e rremujshme edhe ne ceshtjet ekonomike te lidhura me pandemine. Pse “pagen e luftes” prej 260 mije leke te vjetra per 3 muaj e perfiton vetem kur je subjekt i mbyllur me urdher nga qeveria? Pse mos ta perfitosh edhe kur nuk je mbyllur drejperdrejt por je detyruar te mbyllesh aktivitetin sepse je furnitor i subjekteve te mbyllura e kur ato nuk punojne nuk punon as ti? Pse “pagen e luftes”, gjithsej, 400 mije leke te vjetra, e perfiton vetem nese te kane larguar nga puna deri me date 10 prill e jo pas kesaj date? Pse per kete page duhet te aplikojne edhe bizneset edhe punonjesit e papune kur mjafton te aplikoje vetem te dytet? Pse fondi i garancise shteterore per kredi duhej te ishte vetem per pagat dhe jo per nevoja te tjera te kapitalit qarkullues te bizneseve ne veshtiresi?

Pse edhe deri me 10 maj ka ende shume ankesa per mosmarrje apo mosmiratim te “pages se luftes”? C’eshte ky shtet qe ne me shume se shtate jave as nuk arrin te sqaroje se kujt i takon e kujt jo as nuk arrin t’ua jape “pagen e luftes” atyre qe ka ndare mendjen tua jape? 

C’eshte ky shtet te cilit, per te sqaruar njerezit, nuk i dalin te gjithe adresat qeveritare zyrtare, portali i famshem “Shqiperia qe duam”; ato personale te titullareve, FaceBook i Kryerilindesit dhe ERTVja e tij, e u dashkan edhe adresat ne FaceBook te te gjitha emisioneve televizive ku perdite e pernate jane non-stop zyrtaret me te larte duke dhene sqarime.

C’eshte ky shtet, Kryeministri i te cilit ka bindjen se s’ka shqiptar qe te kete vuajtur a vdekur nga uria qe nga koha e Skenderbeut, qe shperndan “pakot e kafshates” ne mbi 250 mije familje? A eshte varferia kaq e gjere e kaq e thelle? Apo eshte propaganda kaq e genjeshtert? Apo abuzimi kaq i rende? 

E se fundmi, c’eshte ky shtet ku ne te njejten dite – diten e Europes - demonstrimi me makina te modeleve te vjetra para stadiumit te ri e neper bulevard lejohet e promovohet ndersa demonstrimi ne sheshin “Skenderbej” per nje qendrim tjeter ndaj lirise se levizjes edhe ne kushte pandemie  ndalohet e ndeshkohet dhunshem nga polica e rilindur?