VIDEO/ Në një prej restoranteve më të mirë të botës, kamarieri server darkën 1060 euro për blogerin

Një bloger ushqimi ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij si është të hash në restorantet më të mira dhe më të shtrenjta të botës.

Egor Appolonov filmoi darkën 1060 euro që ndau me gruan e tij, Anna, në restorantin me 3 yje Michelin ‘Le Louis XV-Alain Ducasse à l'Hôtel de Paris’ në Monte Karlo.

Videoja e tij, e cila mori miliona shikime në YouTube, zbulon se ishte një eksperiencë jashtë kësaj bote. Peshku mesdhetar në avullin e gurëve të nxehtë në tavolinën e tij, erëza nga një mini-kopsht i lëvizshëm dhe një kamarier që vendoste gjalp nga fshatarët e zonës në një copëz mermeri plotësuan videon virale.