Songylin e rrëmbejnë, kush kërkon ta vrasë atë? / Këtë javë në ‘Lule të vetmuara’

Meral mëson të vërtetën për nënën e saj dhe përjeton një pikëllim të madh. Seher i kërkon Meralit ta falë por ajo është shumë e lënduar dhe nuk pranon. Vajzat mësojnë se Seher vazhdon punën në lokal për të larë borxhin që ka marrë.

Ato duan ta shpëtojnë Seherin nga borxhi por pronari i lokalit nuk ka ndërmend ta lërë të lirë Seherin. Lumturia e Kemalit nuk zgjat për shumë gjatë. Ai kapet nga Mesude duke shantazhuar Nazanin.

Mesude dyshon se Kemal dhe Nazan kanë një lidhje të fshehtë. Songyl zhduket papritur. Pronari i Seherit kërkon ta vrasë Songylin nëse Seher nuk rikthehet.

Gynej dhe vajzat vihen në kërkim të Songylit teksa jeta e saj është në rrezik. A do mund të shpëtojë Songyl? Na mbetet ta mësojmë me episodet e reja në TV Klan çdo pasdite ora 16:10./revistawho