Ish-trajneri i Milanit kandidat për të marrë drejtimin e ekipit të Serie A

Ish-trajneri i Milanit, Marco Giampaolo, është kandidati kryesor për të drejtuar skuadrën e Torinos.

Media italiane, “Tuttomercatoweb”, raporton se 52-vjeçari ka arritur në parim akordin me drejtuesit e “Granatave”, por e vetmja mundësi që ai të marrë frenat e Torinos është pas përfundimit të këtij sezoni, pasi regullorja e Serisë A nuk lejon që një trajner të drejtojë më shumë se një ekip gjatë një sezoni futbollistik.

Torino nuk do t’i japë mundësi vazhdimi teknikut aktual Moreno Longo, pasi nuk bindur me rezultatet e arritura.

Por, Giampaolo nuk është kandidati i vetëm për stolin e Torinos. 

Trajneri aktual i Milanit, Stefano Pioli, trajneri i Veronës, Ivan Juric, dhe ish-trajneri i SPAL-it, Leonardo Semplici, renditen në listën e pretendetëve për të stërvitur Torinon duke nisur nga edicioni 2020-2021.