Kroacia hap kufijtë në përputhje me rekomandimet e autoriteteve shëndetësore

Që nga dita e sotme, Kroacia ka hapur kufijtë për qytetarët e saj, si dhe për qytetarët e vendeve anëtare të BE-së.

Sipas këtij vendimi, kufijtë e Kroacisë janë të hapura që prej këtij mëngjesi dhe shtetasve kroatë u lejohet të vijnë nga ose të shkojnë jashtë vendit në përputhje me rekomandimet e përgjithshme dhe të veçanta të Institutit të Shëndetit Publik.

Gjithashtu ‘Shtabi i krizës’ sqaroi se qytetarët e shteteve anëtare të BE-së dhe anëtarët e familjeve të tyre, si dhe qytetarët e vendeve të treta me qëndrim afatgjatë, kanë të drejtë të hyjnë në Kroaci kur për një gjë të tillë ekzistojnë arsye për biznes ose interesa ekonomike, shkruajnë mediat kroate.