VIDEO/Fansja e zinxhirit të kafeneve zbulon recetën sekrete, si të bëni në shtëpi kafen karakteristike

Fansat e zinxhiri të kafeneve Starbucks kanë zbuluar versionin e tyre shumë të ngjashëm të kafes së famshme Frappucino.

Videoja e shpërndarë tregon se si mund të bësh në shtëpi produktin karakteristik të kafenes me mjete që të gjithë i kemi në shtëpi.

Videoja u hodh në rrjetin social TikTok dhe shpjegon se duhet vetëm të fusësh akullin në blender së bashku me kafe ekspresi, qumësht, shurup kakaoje dhe sheqer.