Mbetën jashtë Europës, Lyon përgatitet të shesë Memphis Depay-n

Me shumë mundësi aventurës së Memphis Depay te klubi i Lyon-it në Francë i ka ardhur fundi.

Ndarja mes palëve mund të vijë prej faktit se skuadra franceze nuk është kualifikuar për në Kupat e Europës për sezonin  e ardhshëm.

Kështu, holandezi nuk preferon të rinovojë, ndërkohë edhe nga ana tjetër Lyon dëshiron ta shesë, pasi rrezikon që ta humbasë me parametra zero sezonin e ardhshëm, kur edhe i skadon kontrata.

Edhe vetë presidenti Jean-Michel Aulas foli për mediat së fundmi dhe u shpreh se do të jetë e vështirë të mbajnë në ekip emra si Aouar, Dembele apo Depay. Kartoni i sulmuesit 26-vjeçar vlerësohet rreth 50 milionë euro.